Derbit në Pejë e në Vushtrri

Hendboll

Derbit në Pejë e në Vushtrri

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 18:24
Derbit në Pejë e në Vushtrri

Java e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vjen me derbi të tjerë. Besa Famgas – Kastrioti është ndeshja kryesore e së shtunës. Besa Famgas synon të vazhdojë me fitore dhe me dominim të plotë, por ferizajasit kanë shpallur synime të mëdha për këtë kampionat. Pasi Kastrioti u testua seriozisht në xhiron e parë nga Vushtrria, do të tentojë t’i dëshmojë ekipit pejan se ka nivelin e duhur për ta rivalizuar në këtë edicion.

Ndeshja Besa – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Të shtunën prej orës 19:00 është edhe takimi Llapi – Prishtina. Prishtina ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa është favorite e madhe ndaj Llapit.

Vushtrria – Rahoveci është derbi tjetër i javës së dytë.

Bëhet fjalë për dy skuadra me synime për kreun e tabelës dhe që kanë bërë përforcime të shumta. Pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

Ndeshja në Vushtrri luhet të dielën nga ora 16:00. Deçani – Trepça është ndeshja që e mbyllë xhiron e dytë. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 18:00. Mysafirët vlerësohen favoritë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat