Kastrioti sfidon kampionin

Hendboll

Kastrioti sfidon kampionin

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:22
Kastrioti sfidon kampionin

Me ndeshjen Jusuf Gërvalla – Ferizaj fillon xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00, ndërsa favorite vlerësohet skuadra mysafire. Por hendbollistet e reja deçanase do të japin maksimumin që ndeshjen ta bëjnë interesante.

Të shtunën është edhe ndeshja Istogu – Kastrioti. Kjo ndeshje luhet prej orës 18:00. Kampioni aktual, Istogu, llogarit në fitore, ndërsa skuadra ferizajase do të tentoj befasinë.

Prej ndeshjeve që luhen të dielën, veçohet derbi lokal mes Samadrexhës dhe Vushtrrisë.

Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 16:00. Prishtina – Vëllaznimi (17:00) dhe Dukagjini – Shqiponja (14:30) janë ndeshjet tjera të së dielës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat