Dy derbi të hendbollistëve luhen të shtunën

Hendboll

Dy derbi të hendbollistëve luhen të shtunën

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:23
Dy derbi të hendbollistëve luhen të shtunën

Edhe xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) vjen me ndeshje interesante. Janë dy ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të mirë dhe lojë interesante.

Të shtunën nga ora 19:00 në kryeqytet takohen Prishtina e Vushtrria.

Prishtina ka synime për të fituar dy pikë të reja, por Vushtrria vjen me pretendime të tjera. Pas ndeshjeve të forta me Kastriotin e Rahovecin, në të cilat mbeti duarthatë, Vushtrria synon pikë në Prishtinë. Drejtimin e Vushtrrisë e mori Arben Muqolli dhe kjo skuadër pritet t’i rezistojë Prishtinës deri në fund.

Ndërkohë Rahoveci do të testojë forcën e kampiones, Besa Famgas, në ndeshjen tjetër që luhet të shtunën nga ora 19:00. Rahoveci ka dy fitore deri më tani, njëjtë si Besa. “Vreshtarët” presin përkrahje nga shikuesit në sfidën e vështirë ndaj ekipit pejan.

Të shtunën prej orës 19:00 është edhe takimi Kastrioti – Deçani. Skuadra ferizajase është favorite. Xhiroja e tretë mbyllet të dielën me ndeshjen Trepça – Vëllaznimi. Skuadra mitrovicase është favorite në takimin që fillon në ora 17:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat