Vëllaznimi shokon Prishtinën

Hendboll

Vëllaznimi shokon Prishtinën

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 21:13
Vëllaznimi shokon Prishtinën

Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma në kryeqytet, Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me rezultatin 31:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të kampionatit të Kosovës.

Është kjo fitorja më e madhe e Vëllaznimit në vitet e fundit.

Fitorja pritet t’i shërbejë si motivim skuadrës gjakovare për të kërkuar rezultate të mira në këtë kampionat. Ndërkohë Prishtina e ka kuptuar se nuk ka ndeshje të lehta në Superligë.

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së tretë. KHF Vushtrria ka fituar derbin lokal ndaj Samadrexhës. 36:22 ishte rezultati në fund.

Fitore si mysafire ka shënuar edhe skuadra tjetër gjakovare, Shqiponja. Shqiponja fitoi në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 46:33.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat