Fitore e thellë për Prishtinën

Hendboll

Fitore e thellë për Prishtinën

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 22:45
Fitore e thellë për Prishtinën

Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës. Të dielën në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat bindës, 46:25.

Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të kampionatit të Kosovës. Prishtina është kthyer te fitorja pas humbjes befasuese në xhiron e kaluar nga Vëllaznimi.

Për Prishtinën është fitorja e dytë.

Ka edhe një barazim e një humbje. Ndërkohë Dukagjini ka katër humbje rresht. Është në pritje të pikës së parë në Superligë.

Tri ndeshje tjera të javës së katërt janë luajtur të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat