Franca mbetet perfekte, Danimarka tronditi Norvegjinë

Hendboll

Franca mbetet perfekte, Danimarka tronditi Norvegjinë

Nga: K. G. Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:08
Danimarka tronditi Norvegjinë

Franca mbetet kombëtarja e vetme perfekte në Kampionatin Evropian, pasi fitoi ndaj Spanjës me rezultat bindës 36:23 në xhiron e fundit të fazës kryesore në grupin 2.

Francezet i zgjidhën të gjitha dilemat rreth fituesit që në pjesën e parë, të cilën avancuan me rezultat 17:9. 
Valentini u dallua me gjashtë gola, ndërsa Campos përfundoi me pesë për spanjollet.

Në gjysmëfinale do të kemi një spektakël të vërtetë sepse në grupin 1 në derbin skandinav, Danimarka mposhti Norvegjinë me 29:31 dhe kështu i dërgoi norvegjezet në fushën e Francës në gjysmëfinale në Lubjanë, ku danezët do të luajnë kundër Malit të Zi.

Individja më e mirë për fituesin ishte Anne Mette Hansen me shtatë gola, ndërsa për humbëset nuk mjaftuan tetë golat e Nora Merk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat