Të enjten ndeshja interesante mes Rahovecit e Vëllaznimit

Hendboll

Të enjten ndeshja interesante mes Rahovecit e Vëllaznimit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Të enjten ndeshja interesante mes Rahovecit e Vëllaznimit

Ndeshje interesante dhe me rivalitet pritet të jetë ajo në mes të Rahovecit dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet të enjten mbrëma (19:30) në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Është ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të paraqitjet së Rahovecit në Kupën Evropiane.

“Vreshtarët” synojnë të mbajnë pikët në shtëpi, ndërsa gjakovarët udhëtojnë për vazhdim të ecurisë pozitive, përkatësisht me shpresë për të fituar pikë.

Shumë ish-lojtarë të Vëllaznimit janë pjesë e Rahovecit kështu që ka pak sekrete mes skuadrave.

Vëllaznimi është i pesti me tetë pikë nga tetë ndeshje. Ndërkohë Rahoveci është i gjashti me shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat