Të dielën fillon gara në ligën e njomakeve

Hendboll

Të dielën fillon gara në ligën e njomakeve

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:30
Të dielën fillon gara në ligën e njomakeve

Federata e Hendbollit të Kosovës është e përkushtuar në punën me kategori të reja.

Në vazhdën e këtij angazhimi, në fundjavë fillon gara për ligën e njomakeve (fatoseve), përkatësisht lojtareve deri në moshën 14-vjeçare.

Të dielën ndeshjet luhen në Istog, ndërsa do të paraqiten skuadrat e grupit B: Istogu, Dukagjini, Shqiponja, Deçani, Vëllaznimi, Jusuf Gërvalla dhe CLICK-u.

Ndeshja e parë mes Istogut e Dukagjinit luhet nga ora 11:00.

Ndërkohë gara në grupin A do të filloi më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat