Kosova ka gjasa të mëdha për mrekulli!

Hendboll

Kosova ka gjasa të mëdha për mrekulli!

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Bujar Qerimi

Me selektorin Bujar Qerimi, kombëtarja e Kosovës (meshkujt), ka gjasa të mëdha të kualifikohet në Euro 2024, duke marrë parasysh se kush e ka bilancin më të mirë nga vendet e treta do të shkojë më tej.   

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në Grupin e 7-të të kualifikimeve për Euro 2024, në Podgoricë, me rezultat 29:20, ndërsa të dytën në Prishtinën me 29:24 nga Sllovenia.

Megjithatë, janë në kombinim edhe katër ndeshje, edhe tetë pikë të mundshme dhe Dardanët i kanë mundësitë të arta. 

Bujar Qerimi po punon në këtë drejtim me lojëra të mira dhe me pak fat, mund të arrijë më të mirën, të futet në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat