Ky është vendimi më i ri për hendbollin

Hendboll

Ky është vendimi më i ri për hendbollin

Nga: K. G. Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:47
Kroacia

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka befasuar të gjitha kombëtaret me informacione të reja vetëm tetë ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të hendbollit (meshkujt), i cili do të mbahet nga 11 deri më 29 janar.

Virusi korona do të diktojë edhe një herë një garë të madhe të hendbollit: IHF po prezanton testimin masiv të lojtarëve!

Ata që rezultojnë pozitivë me virusin korona do të izolohen për pesë ditë dhe do të mund të kthehen pas skadimit të testit të njëjtë dhe PCR negativ, shkruan media kroate “24 sata”.

Lojtarët që vijnë në kontakt me njerëz pozitivë dhe nuk infektohen, nuk do të izolohen

Të gjitha federatat duhet të sigurojnë teste negative për virusin korona më pak se 72 orë para fillimit të turneut për të gjithë anëtarët e delegacioneve pjesëmarrëse në Botëror, dhe IHF do të kryejë testime të vazhdueshme dhe masive gjatë turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat