Miniafati kalimtar fillon më 10 janar

Hendboll

Miniafati kalimtar fillon më 10 janar

Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:25
Miniafati kalimtar fillon më 10 janar

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që miniafati kalimtar në hendbollin e Kosovës të jetë i hapur prej 10 deri më 17 janar.

Në këtë afat kalimtar të drejtë ndryshimi të skuadrës kanë të gjithë lojtarët që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores mbi Regjistrimin e Klubeve e Lojtarëve si dhe Transferimin e Tyre.

Hendbollistët dhe hendbollistet që vijnë nga klube të shteteve të tjera mund të regjistrohen deri më 28 shkurt.

Ndërkohë Bordi ka përcaktuar edhe datat për fillimin e stinorit pranveror. Në Superligën e hendbollistëve stinori pranveror fillon më 4 shkurt. Më 4 e 5 shkurt janë ndeshjet e xhiros së 15-të.

Në Superligën e hendbollisteve stinori pranveror fillon më 11 shkurt. Më 11 e 12 shkurt është xhiroja e dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat