Trepça më e frikshme me Terziqin

Hendboll

Trepça më e frikshme me Terziqin

Nga: K.G. Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:08
Deniz Terziqi

Trepça e Mitrovicës ka ambicie të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit.

Mitrovicasit rikthejnë Deniz Terziqin në radhët e tyre.

Ky është përforcim i madh për Trepçën e trajnerit Taib Kabashi. Ai së fundit ka qenë pjesë e Besa Famgas nga Peja.

Nga ana tjetër, ka kohë që nuk ftohet në kombëtaren e Kosovës.

"Djali i qytetit rikthehët në shtëpi", njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat