Çudia suedeze 

Hendboll

Çudia suedeze 

Nga: K. G. Më: 13 janar 2023 Në ora: 20:23
Çudia suedeze 

Pas rregullave të çuditshme të Covid-it, një vendim i ri i pazakontë i IHF-së ka mbërritur në Kampionatin Botëror në hendboll, shkruan media kroate “Index.hr”.  

“Këtë herë ka të bëjë me Suedinë, së bashku me Poloninë, nikoqire e turneut. Kampionët aktual të Europës udhëtojnë me autobus për në ndeshjet e Goteborgut edhe pse janë vetëm 300 metra larg stadiumit.

“Arsyeja është televizioni. Ata duan që ne të zbresim nga autobusi”, tha trajneri suedez Glenn Solberg për gazetën “Aftonbladet”.

Suedia është në Grupin C me Brazilin, Uruguain dhe Cape Verde.

Meqë ra fjala, hendbollistëve suedezë u lejohet të ecin pas stërvitjes dhe ndeshjeve, por ata duhet të shkojnë në ndeshje me autobus.

“Të ngasësh me autobus ka një avantazh sepse mund të fokusohesh në atë që është e rëndësishme”, tha Solberg dhe lojtari më i mirë në botë për vitin 2022, Jim Gottfridsson, shtoi: “Në fund të fundit, nuk keni kohë për shumë selfie".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat