Hashani vëzhgoi ndeshjen në Izrael

Hendboll

Hashani vëzhgoi ndeshjen në Izrael

Më: 14 janar 2023 Në ora: 22:21
Hashani vëzhgoi ndeshjen në Izrael

Prania e zyrtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në kupat evropiane vazhdon të jetë e rregullt.

Këtë fundjavë ishte delegati i EHF-së, Fahredin Hashani, që ishte i deleguar.

Ai vëzhgoi ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane për hendbolliste.

Në Ramat Gan të Izraelit u takuan Maccabi Arazim Ramat gan dhe skuadra turke Izmir BSB.

Fitore me një gol dallim shënoi skuadra turke. Izmiri kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe avancoi tutje.

Delegatët dhe gjyqtarët kosovarë të hendbollit po prezantohen në nivele gjithnjë e më të larta në kupat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat