Gjermania superiore

Hendboll

Gjermania superiore

Nga: K.G. Më: 17 janar 2023 Në ora: 22:18
Gjermania superiore

Në grupin E, Gjermania justifikoi rolin e favoritit ndaj Algjerisë dhe fitoi me 37:21. Kolbacher shënoi nëntë gola për Gjermaninë, me hendbollistët Witzke dhe Dahmke që shënuan nga pesë. Te Algjeria, Daoud, Khermouche dhe Kouri shënuan nga tre gola secili.

Në Grupin G, Egjipti mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 35:16.

El Deraa, Hesham, Kaddah dhe Mohamed udhëhoqën egjiptianët drejt fitores me nga katër gola secili.

Gjermania përfundoi në vend të parë me 6 pikë dhe Algjeria e fundit me 0 pikë në kuadër të E të Kampionatit Botëror.

Algjeria eliminohet, Gjermania shkon më tej. Egjipti zë vendin e parë me 6 pikë, ndërsa SHBA renditen në. pozitën e 3-të me 2 pikë dhe kualikohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat