Trepça, Prishtina, Rahoveci e Ferizaj me transferime të rëndësishme

Hendboll

Trepça, Prishtina, Rahoveci e Ferizaj me transferime të rëndësishme

Më: 18 janar 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga një ndeshje

Ka përfunduar miniafati kalimtar në hendbollin kosovar. Miniafati ishte i hapur prej 10 deri më 17 janar, ndërsa skuadra më e përforcuar pritet të dalë Trepça.

Skuadra mitrovicase ka paraqitur kërkesë që nga Besa Famgas ta transferojë bekun Deniz Terziqi. Prej Kastriotit, Trepça ka paraqitur kërkesë për transferimin e Lulëzim Shabanit e Shpëtim Mehmetit.

Në drejtim të kundërt, nga Trepça te Kastrioti pritet të kalojë Arbër Aliu. Kastrioti ka paraqitur kërkesë edhe për Hamdi Salihun e Prishtinës.

Kërkesë për dy përforcime ka bërë Rahoveci. “Vreshtarët” kanë paraqitur kërkesë për portierin e deritashëm të Besës, Arti Luzha, si dhe brazilianin e Deçanit, Mateus Henrique.

Skuadra pejane, Besa Famgas, ka paraqitur kërkesë për Nimon Idrizajn e Deçanit, ndërsa Samid Mekiq pritet të bashkohet me Prishtinën.

Mekiq në të kaluarën ka luajtur për Kastriotin, ndërsa te Prishtina pritet të vijë nga Suedia. Prishtina paraqiti kërkesë edhe për lojtarin nga Kuba, Manuel Barrios Lores, që së fundi luajti në Portugali. Samadrexha ka paraqitur kërkesë për Besmir Mujën e Vushtrrisë. Me regjistrim të dyfishtë Samadrexhës pritet t’i bashkohen Arjanit Hyseni (Vushtrria) dhe Ermir Januzi (Trepça).

Në konkurrencën e femrave, dy përforcime të mëdha i planifikon Ferizaj. KHF Ferizaj ka paraqitur kërkesë për Aida Stagovën dhe Shkurte Mehmetin që deri më tani ishin te Prishtina.

Prej Ferizajit tek Prishtina pritet të kaloj Mimoza Sefedini.

Prej Prishtinës tek Ulpiana pritet të kalojë Donita Shala, kurse Iurosana Haskaj pritet të transferohet nga Deçani te Shqiponja.

Të gjitha kërkesat e paraqitura në afatin kalimtar do të shqyrtohen nga komisioni për transferimin e lojtarëve.

Konkurrenca e meshkujve

1,.Deniz Terziqi KH Besa Famgas -KH Trepça

2. Lulëzim Shabani KH Kastrioti -KH Trepça

3. Shpëtim Mehmeti KH Kastrioti - KH Trepça

4. Arti Luzha KH Besa Famgas - KH Rahoveci

5. Mateus Henrique KH Deçani - KH Rahoveci

6. Besmir Muja KH Vushtrria - KH Samadrexha

7. Arjanit Hyseni KH Vushtrria - KH Samadrexha       r.dyfisht

8. Ermir Januzi KH Trepça - KH Samadrexha       r.dyfisht

9. Nimon Idrizaj KH Deçani - KH Besa Famgas    

10. Samid Mekiq Suedia - KH Prishtina

11. Manuel Lores Portugalia - KH Prishtina

12. Arbër Aliu KH Trepça - KH Kastrioti

13. Hamdi Salihu KH Prishtina - KH Kastrioti

Konkurrenca e femrave

1. Aida Stagova KHF Prishtina - KHF Ferizaj 

2. Shkurte Mehmeti KHF Prishtina - KHF Ferizaj 

3. Donita Shala KHF Prishtina - KHF Ulpiana 

4.Iurosana Haskaj KHF Deçani - KHF Shqiponja 

5. Mimoza Sefedini KHF Ferizaj - KHF Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat