Spanja mund Poloninë, Suedia bindshëm ndaj Hungarisë

Hendboll

Spanja mund Poloninë, Suedia bindshëm ndaj Hungarisë

Nga: K.G. Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja e Spanjës me Poloninë

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 27:23 ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë të fazës së dytë të grupeve të Kampionatit Botëror në hendboll. 

Pas një pjese të parë shumë të barabartë, Spanja arriti në periudhën e dytë të tregojë më të mirën dhe të shënojnë fitoren e tretë, tani është në krye të tabelës së bashku me Francën në grupin 1

Suedia mposhti (37:28) shumë më lehtë Hungarinë.

Suedia ishte bindëse gjatë gjithë ndeshjes. Edhe Suedia ka tri fitore në grupin 2 dhe tashmë është shumë afër kualifikimit në çerekfinale dhe ndryshe nga grupi i parë është e vetmja në grupin e saj me performancë maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat