“Laureatët e Vitit 2022”, Gjuka e Gonçalves më të mirët

Hendboll

“Laureatët e Vitit 2022”, Gjuka e Gonçalves më të mirët

Më: 19 janar 2023 Në ora: 21:49
“Laureatët e Vitit 2022”

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Laureatët e Vitit 2022”, Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka shpallur më të mirët Egzon Gjukën dhe Luna Gonçalves.

Egzon Gjuka është pjesë e skuadrës së Besa Famgas dhe gjithashtu mbron ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në hendboll.

Ndërkaq, hendbollistja braziliane, Luna Gonçalves luan te Istogu si dhe është pjesë e Kombëtares së Brazilit.

Sikurse Gjuka, ashtu edhe Gonçalves kanë ndihmuar skuadrat e tyre drejt titullit të kampionit të Kosovës dhe Kupës së Kosovës në hendboll.

Për Gjukën, kjo ishte hera e dytë që shpallet hendbollisti i vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat