Federata nderon burrin e madh të sportit të Kosovës

Hendboll

Federata nderon burrin e madh të sportit të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:39
Në të majtë prof. Beqir Hasanxhekaj dhe Bajram Isufi në të djathtë

Një jetë me hendbollin.

Si hendbollist i spikatur, si trajner nuk e kishte shoqin dhe si profesor i përpiktë si ora zvicerane.

Kush tjetër përveç prof. Beqir Hasanxhekaj, burrë i madh i sportit të Republikës së Kosovës.

Një profil si Hasanxhekaj sot ndihet dukshëm mungesa e tij në hendbollin e Prishtinës por në përgjithësi të Kosovës. 

Hasanxhekaj ishte i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së hendbollistit dhe hemdbollistes më të mirë për vitin 2022 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Momenti më emocionues ka qenë kur doli prof. Hasanxhekaj për të marrë çmimin, e tërë salla shpërtheu në duartrokitje të fuqishme dhe të gjata.

Federata nderon burrin e madh të hendbollit dhe sportit të Kosovës. 

Veprimi shembullor ka bërë federata me presidentin Eugen Saraçini, duke mos harruar njeriun që ia kushtoi tërë jetën hendbollit dhe sportit dhe nga dora e tij dolën shumë emra të spikatur.

“Momenti më emocional ishte ndarja e mirënjohjes për Vepër Jetësore për profesorin Beqir Hasanxhekaj”, shkruan në faqen e FHK-së.

Prishtina sot vuan për një profil, për një trajner të kalibrit të Hasanxhekajt sidomos në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat