Prishtina përforcohet, shton apetitet për trofe

Hendboll

Prishtina përforcohet, shton apetitet për trofe

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:05
Edi Kolgeci - majtas, Samid Mekiq në mes dhe Verim Zherka - djathtas

Klubi i hendbollit Prishtina është përforcuar me hendbollistin nga Mali i Zi, Samid Mekiq.

Bëhet fjalë për një lojtar cilësorë dhe që i shton apetitet në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës.

Edi Kolgeci, president i klubit së bashku me kryetrajnerin Verim Zherka, e dijnë se çfarë duan në pjesën e dytë të kampionatit. 

“Samid Mekiq arrin në KH Prishtina.

Shumë të lumtur të ju njoftojmë se malazezi shtatlartë na është bashkuar në rrugëtimin tonë për të arritur synimet e qarta për sezonin 2022/2023.  

Samid është bek i majtë dhe transferohet në Kosovë nga liga e Suedisë.

Tani na duhet përkrahja juaj, në çdo ndeshje, Pallati i Rinisë duhet të jetë i stërmbushur”, njofton KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat