KHF Besa e Pejës përgatitet për të debutuar në vjeshtë! Gjuka optimist

Hendboll

KHF Besa e Pejës përgatitet për të debutuar në vjeshtë! Gjuka optimist

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2023 Në ora: 17:58
KHF Besa

Që moti është pritur që qyteti i Pejës të ketë klubin e hendbollit në konkurrencën e femrave dhe një gjë e tillë po realizohet në praktikë, është lajmi më i mirë për komunitetin e hendbollit.

Hendbolli po pasurohet me një klub dhe nga një qytet që 23 vitet e pas luftës ka më së shumti tituj e Kupa të Kosovës me klubin e meshkujve, Besa Famgas.

Besa e Pejës (femrat) po përgatitet për të debutuar në vjeshtë, këtë e thotë Hamza Gjuka, ish hendbollist i mirënjohur. 

Image

KHF Besa

“Formimi ekipit te ri të Pejës dhe fillimi me gara në ligën e parë, sa më shpejt të jemi në Superligë.

Besoj që e kanë mirëprit shumë mirë vajzat, interesimi është shumë i madh.

Kemi filluar sot në palestër e para tri jave nëpër shkolla me ndihmën e arsimtarëve Sabajdin Gjanaj, Flamur Kaliqani dhe Ilir Shala.

Edhe e gjithë kjo prani në sallë, me jep vullnet të kemi rezultate të mira”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat