Saraçini në pjesën finale të Kampionatit Botëror

Hendboll

Saraçini në pjesën finale të Kampionatit Botëror

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:35
Hassan Moustafa e Eugen Saraçini

Me ftesë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini po merr pjesë në fazën finale të Kampionatit Botëror të hendbollit.

Saraçini të premten ka udhëtuar për në Stokholm të Suedisë, ndërsa është i shoqëruar nga nënpresidenti, Enis Idrizi, dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci.

Delegacioni i drejtuesve të FHK-së, sonte do ta ndjekë nga afër gjysmëfinalen e Botërorit në mes të Francës e Suedisë që luhet në “Tele2 Arena” në Stokholm.

Saraçini me bashkëpunëtorë do të përcjellin nga afër edhe finalen e së dielës.

Qëndrimin në Stokholm, delegacioni i FHK-së do ta shfrytëzojë për takime të shumta me drejtues të IHF-së, EHF-së dhe federatave nacionale të vendeve të ndryshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat