Franca - Danimarka, finalja e madhe që do të luhet para 19 mijë shikuesve

Hendboll

Franca - Danimarka, finalja e madhe që do të luhet para 19 mijë shikuesve

Nga: K. G. Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:41
Pamje nga një ndeshje e Danimarkës

Franca – Danimarka, finalja e madhe e Kampionatit Botëror në hendboll (meshkujt), do të luhet sonte (21.00)  në

“Tele2 Arena” në Stokholm të Suedisë, ku pritet të janë të pranishëm 19 mijë shikues.

Për të tretën herë radhazi, në ditën e fundit të ngjarjes më të madhe, do të përplasen dy kombet më dominuese të hendbollit në planet, Franca dhe Danimarka.

Danezët do të tentojnë të thellojnë rekordin dhe të barazojnë ndeshjen e 28-të pa humbje në kampionatin planetar, ku do edhe të fitonte kurorën e tretë radhazi, ndërsa francezët do të pushtonin botën për herë të shtatë në histori.

Hendbollistët danez, Mikel Hansen dhe Niklas Landin Jakobsen, me fitoren ndaj Spanjës (26:23) dhe hyrjen në finale, siguruan një numër dyshifror medaljesh në garat e mëdha dhe do të tentojnë të marrin medaljen e pestë.

“Situata në të cilën ndodhemi tani është diçka që e kemi ëndërruar si fëmijë.

Është mirë që me hyrjen në finale kemi siguruar tashmë një vend në Lojërat Olimpike, por tani më intereson vetëm e arta, jo Parisi”, - tha Hansen.

Në anën tjetër të fushës do të jetë një legjendë edhe më e madhe, Nikolla Karabatiç, i cili do të përpiqet të bëjë më

të mirën për ta fituar medaljen e tij të 16-të. Ai deri më tani ka humbur vetëm një finale dhe atë ndaj danezëve në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro (28:26).

Në orën 18.00 zhvillohet ndeshja për medalje të bronztë mes Spanjës dhe Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat