Danimarka superfuqi, kampion i botës 

Hendboll

Danimarka superfuqi, kampion i botës 

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2023 Në ora: 22:27
Danimarka

Danimarka nuk ka të ndalur, për herë të tretë rresht është kampion i botës në hendboll (meshkujt).

Danezët shënuan fitore me rezultat 34:29 (16:15) ndaj Francës, në finalen e madhe që u zhvillua në “Tele2 Arena” në Stokholm.

19 mijë shikues në palestër, vërtet panë një lojë të madhe të të dy kombëtareve por Danimarka ka treguar përqendrim në momente vendimtare.

Pjesa e parë u mbyllë me një goldallim (15:16) në favor të Danimarkës.

Në pjesën lojë e fortë dhe deri në minutën e 45-të, Franca sfiduese dhe ishte një gol në disavantazh por më pas Danimarka shfrytëzoi gabimet e rivalit dhe shkëputet në epërsi me 4 gola (27.31) në minutën 55-të.

Dy minuta pa përfunduar takimi, rezultati ngushtohet në 29:31, dramë e vërtetë në palestër.

Danimarka ka triumfuar me rezultat 34:29 ndaj Francës.

Hendbollistët Rasmus Lauge me 10 gola e Simon Bogetoft Pytlick me 9 sosh, janë më efikasit të Danimarka dhe Nedim Remili me 6 të Franca.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat