Derbi i madh në Prishtinë

Hendboll

Derbi i madh në Prishtinë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 20:02
Derbi i madh në Prishtinë

Dy skuadrat me nam në hendbollin tonë, Prishtina e Trepça, takohen në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës (meshkujt).

Ndeshja luhet të shtunën mbrëma (19:00) në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, ndërsa i takon xhiros së parë për këtë vit.

Prishtina është e dyta në tabelë, ndërsa Trepça e treta.

Të dy skuadrat kanë bërë përforcime për pjesën e dytë të kampionatit dhe që të dyja synojnë pikët e plota.

Prandaj edhe pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

Të shtunën prej orës 19:00 është edhe takimi Rahoveci – Kastrioti.

“Vreshtarët” llogarisin në dy pikë të reja, por ferizajasit udhëtojnë me plane të tjera.

Dy ndeshje tjera janë të dielën prej orës 18:00.

Besa Famgas llogaritet favorite e madhe ndaj Llapit në Podujevë.

Ndërsa Vushtrria e Vëllaznimi pritet të zhvillojnë ndeshje të fortë në Vushtrri.

Vushtrria ka synime të mëdha për vazhdim të kampionatit, ndërsa gjakovarët janë vazhdimisht në kërkim të pikëve e fitoreve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat