​Kosova U17 përfundon paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar të Henbollit

Hendboll

​Kosova U17 përfundon paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar të Henbollit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:58
​Kosova U17

Të shtunën paradite hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e fundit në Kampionatin Mesdhetar që prej 27 shkurtit u mbajt në Nafplio të Greqisë.

Në ndeshjen e fundit vajzat tona pësuan nga Italia me rezultat 29:19.

Kosova U17 përfundoi garimin në vendin e tetë.

Por më shumë se renditja, peshë ka përvoja shumë e madhe që kanë fituar hendbollistet kosovare gjatë kësaj jave shumë të ngarkuar me ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat