Kosova përballet sot me Bosnjë dhe Hercegovinën

Hendboll

Kosova përballet sot me Bosnjë dhe Hercegovinën

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:30
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do ta vazhdojë sot fazën e tretë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.

Kosova përballet sot me Bosnjë dhe Hercegovinën me fillim nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndeshje kjo që po cilësohet si vendimtare për kualifikimet drejt Euro 2024.

Nëse “Dardanët” arrijnë të korrin fitore sot atëherë do të jenë fuqishëm në garë për të siguruar kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.

Të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin 7 të këtyre kualifikimeve me asnjë pikë të arkëtuar, kurse dy pozitat e para okupohen nga Mali i Zi dhe Sllovenia që gjenden në kuotën e katër pikëve.

Katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë kualifikohen në Evropian, por për bazë nuk merren rezultatet me Kombëtaren e fundit në grup.

Pra Kombëtares sonë i duhet që ta mposht Bosnjën dhe të mundohet të marr pikë ndaj Malit të Zi apo Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat