Për çfarë po flet Bujar Qerimi? 

Hendboll

Për çfarë po flet Bujar Qerimi? 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 mars 2023 Në ora: 17:44
Bujar Qerimi

Në asnjë rrethanë nuk mund të shfajëson veten askush nga humbja e djeshme në përballje me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Faji nuk bie vetëm mbi supet e selektorit por të të gjithë!

Një humbje (25:22) që dhemb shumë sepse pësuan nga Bosnja dhe Hercegovinën që nuk ishte e kompletuar dhe me ndonjë nivel jo aq për të fituar në Prishtinë.

Ajo që befasoi është deklarata e selektorit Bujar Qerimi, kur thotë se nuk ka kritika dhe mundohet t‘i arsyetojë hendbollistët për dështimin e mbrëmshëm. 

“Nuk kam kritika, vërejtja e vetme, që jam duke folur prej kur kam ardhur, eksperienca në momente kyqe, mos mu ngut.

Zakonisht disa lojtarë kanë dëshirë me ndihmu, prej dëshirës së mirë pozitive jo negative, mundohem me zgjidh me na ndihmu, ajo i ka dy anët, mjerisht në këto situata është ana që neve nuk na pëlqen”, ka thënë Qerimi.

Për çfarë po flet Bujar Qerimi?

Si është e mundur të mos kesh kritika!

Në minutën e 42-të ke avancuar me 17:16, por brenda 8 minutave është një seri shumë e keqe, 0:7 apo boshnjakët e kthejnë rezultatin dhe e thellojnë epërsinë në +6 (17:23).

Problemi është seria 0:7 për 8 minuta dhe pse ndodhi kaq shpejt, ku gabuat?

Ngjashëm veprojë edhe homologu i Qerimit, Irfan Smajllagiq, duke fituar me 7:15, Kosova doli në epërsi me 17:16! 

Pse ndodhi seria në 0:7? Edhe sa iu duhet eksperiencë disa hendbollistëve tanë, që janë në përfundim të karrierës, që besa kanë një numër shumë të madh të ndeshjeve ndërkombëtare!

Kjo humbje nuk përpihet në asnjë formë ani se Bujar Qerimi po mundohet me një fjalë diplomatike t’i mbrojë djemtë, duke thënë se nga ngutia dhe dëshira pozitive, po mundohen të ndihmojnë!

Çfarë ndihme është kjo kur je në epërsi dhe ngutesh?

Nëse je duke humbur dhe je duke e ndjekur rezultatin, është e kuptueshme që nga ngutia gabimet ndodhin, por kur e ke rezultatin në pronësi dhe tentojnë lojtarët të kryejnë sa më shpejt aksionin, kjo është papërgjegjësi dhe do analizë të thellë nga kampi i kombëtares!

Kujt po i ngutet kur nuk është për t’u ngutur?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat