Kosova stërvitet në Tuzëll, gati për Bosnjën

Hendboll

Kosova stërvitet në Tuzëll, gati për Bosnjën

Nga: K. G. Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:59
Kosova stërvitet në Tuzëll

Kosova ka zhvilluar stërvitjen në palestrën e sportit në Tuzëll.

Djelmoshat tanë nesër takohen me Bosnjën dhe Hercegovinën, duke filluar në orën 17.00, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll.

“Jemi në ‘Mejdan Arena’ në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës.

Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen në palestrën ku të dielën prej orës 17:00 përballemi me Bosnjë-Hercegovinën.

Atmosfera është e shkëlqyer ndërsa përkushtimi i djemve tanë është maksimal për të dhënë më të mirën në kërkim të suksesit”, njofotn FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat