Smajllagiq: Kosova është skuadër e disiplinuar 

Hendboll

Smajllagiq: Kosova është skuadër e disiplinuar 

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2023 Në ora: 20:19
Irfan Smajllagiq

Bosnjë-Hercegovinës ka shënuar fitore me rezultat 25:18 ndaj Kosovës (meshkujt), në ndeshjen e xhiros së 4-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll. 

Ndeshja u zhvillua në Tuzëll të Bosnjës.

Pas ndeshjes, selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Irfan Smajllagiq, tha fjalë të mira për Kosovën.

“Kosova është një skuadër e disiplinuar dhe e fortë, është teknikisht e mirë.

Reagimi i lojtarëve është gjithmonë i ndryshëm.

Jam i lumtur për lojtarët, sepse pavarësisht gabimeve, ne gjithmonë kemi pasur një vizion taktik se si duhet të veprojmë.

Ne kemi pritur mundësinë tonë.

Jam i kënaqur me qasjen dhe angazhimin e lojtarëve”, tha mes tët tjera Smajllagiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat