Sfida të forta në çerekfinale të Kupës

Hendboll

Sfida të forta në çerekfinale të Kupës

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:14
Çiftet e Kupës

Prishtina – Vushtrria vlerësohet kryendeshja e fazës çerekfinale të garës për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Shorti është tërhequr të martën pasdite në lokalet e FHK-së, ndërsa ndeshjet luhen më 22 e 23 mars.

Prishtina e Vushtrria luajnë në Superligën A dhe kanë pretendime të mëdha.

Ndërkohë vetëm njëra prej tyre do të bëj vend në gjysmëfinale të Kupës.

Rivalitet pritet edhe në ndeshjen Vëllaznimi – Trepça e po ashtu në atë Rahoveci – Deçani. Trepça e Rahoveci janë në Superligën A, ndërsa Vëllaznimi e Deçani në Superligën B.

Kastrioti, që më herët e ndali në barazim Besa Famgasin, do të mundohet ta befasojë skuadrën pejane në Ferizaj.

Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat