Rahoveci forcë për Kastriotin në Ferizaj

Hendboll

Rahoveci forcë për Kastriotin në Ferizaj

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:08
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në luftë për të siguruar plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës A, Rahoveci fitoi 38:34 ndaj Kastriotit në Ferizaj.

“Vreshtarët” e nisën ndeshjen mirë dhe shpejt krijuan epërsi prej 7:1.

Rahoveci më pas ka mbajtur epërsi jo të vogël në pjesën e parë.

Por ferizajasit janë afruar gradualisht në rezultat dhe në minutën e 50-të barazuan 29:29. Më pas edhe 30:30, por ndërkohë Rahoveci u shkëput sërish në disa gola për të festuar në fund.

Alban Haziri i shënoi tetë gola për Rahovecin, ndërsa shtatë i kishte Pablo Henrique Rodrigues Pires.

Nga pesë gola i shënuan Çlirim Rama e Mali Luzha.

Shtatë gola për Kastriotin i shënoi Festim Mustafa, ndërsa nga gjashtë i kishin Hamdi Salihu, Jeton Bislimi, Beni Sula e Mohamed Ali Arib.

Rahoveci tani i ka 21 pikë në vendin e katërt. Kastrioti renditet i pesti me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat