Derbi të tjerë në xhiron e radhës

Hendboll

Derbi të tjerë në xhiron e radhës

Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:18
Lulzim Shabani

Ndeshje tjera interesante do të zhvillohen në fundjavë në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Në program është xhiroja e 22-të, që fillon me ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti.

Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa është lidere, ndërsa të enjten shënoi fitore jo të lehtë ndaj Trepçës në Mitrovicë. Kastrioti u mposht në shtëpi nga

Rahoveci dhe do të mundohet të reagojë.

Por Besa mbetet favorite e madhe për këtë takim.

Besa Famgas udhëheq bindshëm, me 37 pikë. Kastrioti është i gjashti me 19 pikë.

Më interesante pritet të jenë ndeshjet që luhen të dielën.

Prej orës 16:00 në kryeqytet takohen Prishtina dhe Trepça.

Prishtina ka fituar ndeshjen e kaluar me mitrovicasit, por është në seri të humbjeve.

Skuadra prishtinase synon fitoren për t’iu afruar Trepçës.

Ndërkohë mitrovicasit udhëtojnë me synim për t’u kthyer te fitorja.

Trepça është e dyta me 24 pikë, ndërsa Prishtina e treta me 21.

Prej orës 19:00 të dielën është takimi Vushtrria – Rahoveci. Të dy skuadrat janë në formë dhe synojnë fitoren e re. Pritet ndeshje e fortë dhe dramatike deri në fund.

Rahoveci është i katërti me 21 pikë, ndërsa Vushtrria e pesta me 20 pikë dhe me synime për t’u ngritur më lartë.

Në Superligën B të dielën prej orës 17:00 është ndeshja e xhiros së 21-të mes Llapit dhe Vëllaznimit.

Ndërsa në Ligën e Parë është java e 12-të. Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Dukagjini (17:00), Ulpiana – Drita (19:00) dhe Samadrexha – Prizreni (19:00). Të dielën prej orës 14:00 është takimi Istogu – Lepenci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat