Vazhdon ngritja e Vushtrrisë

Hendboll

Vazhdon ngritja e Vushtrrisë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:28
Vushtrria

Vushtrria po vazhdon me rezultate të mira në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish, skuadra vendase e mposhti Rahovecin me rezultatin 31:24.

Kështu gara për plejof është bërë shumë interesante.

Vushtrria ka dalë në vendin e tretë me 22 pikë.

Rahoveci është i pesti me 21 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e katërt. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 39 pikë, ndërsa Trepça është e dyta me 26. Kastrioti është i gjashti me 19 pikë.

Vushtrria ishte vazhdimisht në epërsi në pjesën e parë, por pas 30 minutave rezultati ishte 12:12.

Shkëputja tjetër vendasit bënë në fillim të pjesës së dytë.

Mysafirët më pas nuk ndalën përpjekjet për t’u kthyer në lojë, por pa shumë sukses.
Erkan Abazxhiku shkëlqeu te Vushtrria me 10 gola.

Gjashtë gola i kishte Felippe Teixeira. Gjashtë gola për Rahovecin i kishte Mali Luzha, ndërsa Marley Wallace shënoi katër të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat