Zherka e Çerkini marrin drejtimin e Ferizajt

Hendboll

Zherka e Çerkini marrin drejtimin e Ferizajt

Nga: K. Goca Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:29
Verim Zherka, Xhavit Morina dhe Sam Çerkini

Verim Zherka dhe Sami Çerkini do të drejtojnë klubin e hendbollit Ferizaj (femrat), anëtare e elitës së hendbollit të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga Xhavit Morina, kryetar i klubit.

Zherka dhe Çerkini janë trajnerë të rinj të klubit që ka ambicie titullin e kampionit të Kosovës.

Morina tha se me Zherkën dhe Çerkinin ambiciet i kanë të qarta.

Granit Sahiti është dorëhequr mbrëmë nga pozita e kryetrajnerit të senioret dhe do të punojë me kategoritë e reja në klub. 

Morina tha se Sahiti ka bërë një punë të madhe me ekipin e senioreve dhe i është edhe mirënjohës për gjithë atë që ka dhënë brenda kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat