Fitore bindëse e Besës në Rahovec

Hendboll

Fitore bindëse e Besës në Rahovec

Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:01
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas ka vazhduar me fitore në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 23-të, skuadra pejane fitoi në udhëtim ndaj Rahovecit me rezultat 34:25.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, kurse Besa Famgas shkëputjen e nisi pas minutës së 20-të.

Ndërkohë në pjesën e dytë mbajti vazhdimisht epërsi të lartë, për të fituar bindshëm në fund.

Jon Vokshi i shënoi shtatë gola për Besën, ndërsa nga gjashtë i kishin Egzon Gjuka e Amar Korkariq.

Te Rahoveci më efikasi ishte Marley Wallace me gjashtë gola. Katër i shënoi Alban Haziri.

Besa forcohet në vendin e parë, ndërsa Rahoveci duhet ta vazhdojë luftën për kualifikim në plejof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat