Kosova publikon listën kundër Polonisë

Hendboll

Kosova publikon listën kundër Polonisë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:36
Kosova

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të martën listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Poloninë.

Kosova e Polonia takohen në fazën e dytë të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të këtij viti.

Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve siguron biletën për në Botëror.

Lista

Njomza Kelmendi (ASC 09 Dortmund)
Elisa Mulaj (Kjelsas Il)
Melisa Mulaj (Kjelsas Il)
Shkurta Mehmeti (KHF Ferizaj)
Mirela Gjikokaj (Follo HK Damer)
Yllka Shatri (KHF Istogu)
Fitore Aliu (SG Kappelwindeck)
Arlinda Hajdari (Bjerringbro FH)
Natalija Milatoviq (KHF Istogu)
Pashke Marku (HSC Kreuzlingen)
Albina Rugova (KHF Istogu)
Venera Kafexholli (Spono Eagles)
Rina Rexhepi (AGF Handdboll)
Leonora Demaj (SonderjyskE Damehandbold)
Marigona Hajdari (Ringkøbing)
Blerta Ahmetxhekaj (KHF Istogu)
Suzana Ujkiq (Yutz)

Ndeshja e parë luhet më Bielsko-Biala të Polonisë, më 6 prill nga ora 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë është më 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë.

Polonia ka përvojë të gjatë e të suksesshme në ngjarjet e mëdha të hendbollit. Rrjedhimisht është favorite. Por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të dinjitetshme dhe në kërkim të befasisë së madhe.

Arritja në fazën e dytë kualifikuese është sukses i madh për Kombëtaren tonë. Në fazën e parë kualifikuese kemi kaluar Kombëtaren e Ishujve Faroe.

Selektori Shabani është bazuar në grupin e lojtareve që arriti suksesin e madh duke eliminuar Ishujt Faroe.

Kombëtarja grumbullohet më 2 prill në Prishtinë, ndërsa udhëtimi për në Poloni është më 4 prill. Më 7 prill, vajzat tona kthehen në Prishtinë dhe vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e dytë.  Forma e lojtareve tona është e mirë dhe ky grumbullim pritet të shërbejë për hapin e madh tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat