Fitore bindëse e Rahovecit në derbin me Prishtinën

Hendboll

Fitore bindëse e Rahovecit në derbin me Prishtinën

Më: 31 mars 2023 Në ora: 22:36
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci i është kthyer fitores në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Të premten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e ka mposhtur bindshëm Prishtinën me rezultat 41:29.

Kjo ishte kryendeshja e xhiros së 24-t.

Deri në minutën e 15-të u luajt lojë e barabartë.

Me një seri golash, Rahoveci u shkëput në 16:10 e më pas në 18:11.

Në pjesën e dytë Rahoveci me lojë të shpejtë dhe efikase ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë, që në fund ishte 12 gola.

Portieri Arbër Curri u dallua te Rahoveci me shumë pritje. Më efikasi ishte Alban Haziri me 10 gola, ndërsa nga shtatë i shënuan Mali Lusha e Marley Wallace.

Te Prishtina shtatë gola i shënoi Rron Ramadani, ndërsa nga pesë i kishin Vlerson Zherka, Agon Bajqinovci dhe Endrit Tafarshiku.

Por skuadra prishtinase u dominua plotësisht dhe tani e pret garë jo e lehtë për plejof.

Me fitore, Rahoveci doli në vendin e tretë me 23 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat