FHK: Konfirmohet rritja e madhe, për herë të parë jemi në vazon e tretë

Hendboll

FHK: Konfirmohet rritja e madhe, për herë të parë jemi në vazon e tretë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:56
Lista e shteteve

Rritja e madhe e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) është konfirmuar të premten kur EHF-ja publikoi vazot për shortin e kualifikimeve për Evropian.

"Për herë të parë në histori Kombëtarja jonë është në vazon e tretë në fazën kryesore të kualifikimeve.

Prapa në ranglistë kemi lënë Kombëtaren e Izraelit, Finlandës, Luksemburgut, Bosnjë-Hercegovinës, Letonisë, Azerbajxhanit e Bullgarisë.

Do të formohen tetë grupe kualifikuese, njëra prej tyre me tri ekipe kombëtare.

Dy të parët në secilin grup kualifikohen në Evropian, ndërsa biletën e sigurojnë edhe katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë.

Rezultatet me Kombëtaren e katërt në grup nuk do të merren për bazë kur të formohet tabela e Kombëtareve më të mira të pozitës së tretë.

Përmes vendit të tretë do ta synojmë Evropianin e ardhshëm, ndërsa shumë do të varet nga shorti që tërhiqet më 20 prill në Zuerich.

Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 11/12 tetor të këtij viti, ndërsa të fundit më 7 prill të vitit të ardhshëm", njofton FHK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat