Qerimi: Po na përsëritet kjo situatë

Hendboll

Qerimi: Po na përsëritet kjo situatë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:48
Bujar Qerimi me lojtarë

Selektori Bujar Qerimi ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Malit të Zi.

Ai ka thënë se kanë kushtuar rastet e shumta të humbura.

Qerimi ka thënë se Kombëtarja është në rrugë të mirë.

“Po na përsëritet kjo situatë, e kam thënë shumë herë.

Ndoshta ma kanë zënë për të madhe por kjo është e vërtetë.

Në këtë fazë të garave ka portierë të mëdhenj.

Në pjesën e parë kemi pasur shumë topa të humbur përballë portierit. Nuk kemi pasur probleme në sulm sa kemi pasur problem me realizim të golave.

Në pjesën e dytë kemi aplikuar lojën me 7 lojtarë kundër 6 dhe është interesant. Ia kemi dalë në pjesën e dytë.

Ne jemi në rrugë të mirë, jemi kthyer.

Ne duhet të përmirësohemi në finalizimin e rasteve, por koha e përgatitjeve për ndeshje është e shkurtër.

Nesër e pasnesër do të kemi nga një stërvitje e më pas kemi lojën me Slloveninë.

Megjithatë, jam i bindur se Kosova është në rrugë të mirë. Loja e sotme ka treguar se jemi një hap përpara”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat