Istogu shkëlqen, fiton Kupën e Kosovës

Hendboll

Istogu shkëlqen, fiton Kupën e Kosovës

Më: 7 maj 2023 Në ora: 19:26
Pamje nga ndeshja Istogu

Istogu nuk ka rivale në Kosovë, kjo u dëshmua edhe në garat e Kupës së Kosovës në hendboll. 

Istogu është fitues i Kupës së Kosovës.

Vashat e Istogut treguan lojë më të mirë duke e mposhtur me rezultat 32:21 Vushtrrinë, në finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Krytrajneri i Istogut, Faruk Shala, është krenar me vashat e tij, për suksesin që ka shënuar me këtë ekip.

Tani Istogu forcat i ka të fokusuar të kampionati, ku është favoritë për të mbrojtur titullin e kampiones.

Albina Rugova ishte më efikasja tek Istogu me shtatë gola. Nga katër i shënuan Dajana Milaniq, Pranvera Ferataj e Dayane Da Rocha. Tri gola i kishte Tainara Luna Goncalves, që u shpall MVP i turneut final të Kupës.

Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga pesë i kishte Kosovare Avdiu.

Kupën, kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat