Para 50 mijë shikuesve do të bëhet hapja e Kampionatit Evropian të hendbollit

Hendboll

Para 50 mijë shikuesve do të bëhet hapja e Kampionatit Evropian të hendbollit

Nga: K.G.. Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:54
“Merkur Spil Arena”

Stadiumi i futbollit “Merkur Spil Arena” në Dusseldorf, ku do të bëhet hapja e Kampionatit Evropian para 50 mijë tifozëve të hendbollit, do të presë shortin e sotëm për kampionat, i cili zhvillohet nga data 10 deri më 28 janar të vitit të ardhshëm.

Shorti hidhet në orën 17:45 dhe është përcaktuar se ku do të luajnë disa përzgjedhje, Gjermania do të jetë në grupin A, në Dusseldorf dhe Berlin, Kroacia në B, Manheim.

Islanda në C, në Munih, Norvegjia në D, në Berlin, kampionja në fuqi Suedia në E, në Mannheim, dhe kampion i botës Danimarka në F, në Munih.

Faza kryesore do të priten nga Hamburgu dhe Kolni, ku do të zhvillohet edhe fundjava e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat