Sholla: Të gjithë donin të shmangnin grupin me Francën dhe Gjermaninë 

Hendboll

Sholla: Të gjithë donin të shmangnin grupin me Francën dhe Gjermaninë 

Nga: K. G. Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:00
Sholla

Kombëtarja e Malit të Zi në hendboll (meshkujt) është në Grupin C me Islandën, Hungarinë dhe Serbinë.

Malazezët me padurim e presin Kampionatin Evropian që mbahet nga data 10 – 28 janar në Gjermani.

Selektori i Malit të Zi, kroati Vllado Shola, thotë se nuk ka rival të lehtë. 

“Çdo përzgjedhje është cilësore, nuk ka rivalë të dobët.

E mira është fakti që mund të përballemi me rivalë të tillë, mendoj se jemi në të njëjtin nivel me ta për nga kapacitetet.

Të gjitha kombëtaret donin të shmangnin grupin me Francën dhe Gjermaninë, sepse në pamje të parë duket e pamundur të kalosh, pasi vetëm dy ekipe shkojnë në raundin kryesor”, tha Sholla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat