Rama: Jemi shumë të motivuara

Hendboll

Rama: Jemi shumë të motivuara

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:31
Burneta Rama

Motivi te skuadra e Vushtrrisë është maksimal në prag të ndeshjes së dytë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshjen e parë finale e ka fituar bindshëm skuadra e Istogut.

Ndërkohë ndeshja e dytë luhet të mërkurën prej orës 19:00 në Vushtrri.

Kapitenja e Vushtrrisë, Burneta Rama, ka theksuar se skuadra është gati për të shfaqur shpirtin luftarak.

“Rezultati 1:0 nuk na ka demotivuar.

E kemi dëshmuar këtë edhe në gjysmëfinale që ka qenë motiv dhe mobilizim për lojën e dytë.

Kështu që jemi të përgatitura për lojë, pavarësisht se kemi një ekip me lojtare të reja. Jemi vendase dhe e kemi përkrahjen e publikut gjë që është shumë e rëndësishme për ne.

Do të japim maksimumin që të zhvillojmë lojë të mirë dhe të shkojmë në ndeshjen e tretë finale.

Do dëshmohemi si ekip me shpirt luftarak”, ka theksuar Burneta Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat