Mursel Memeti gati për finalen e madhe: Ja përparësitë e Besës ndaj Trepçës  

Hendboll

Mursel Memeti gati për finalen e madhe: Ja përparësitë e Besës ndaj Trepçës  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 maj 2023 Në ora: 15:12
Mursel Memeti

Kudo flitet për hendboll në Mitrovicë dhe në Pejë por edhe në qytetet tjera nga dashamirët e kësaj loje atraktive, për finalen e dytë të play – off-it të Superligës së Kosovës, mes Trepçës dhe Besës Famgas të Pejës.

Besa e ka fituar finalen e parë me rezultat 30:27 ndaj Trepçës dhe udhëheq në seri të fitoreve me 1:0.

Pejanëve iu mjafton edhe barazimi që të shpallen kampion të ri.

Image

Mursel Memeti

Skuadra me dy fitore ose një fitore e një barazim do të stoliset me titullin e kampionit.

Palestra e sportit “Minatori” në Mitrovicë pritet që nesër (në orën 20.15) të stërmbushet me tifozë.

“Torcida” ka paralajmëruar se do të jetë në numër të madh në përkrahje të  skuadrës së zemrës, Trepçës.

Portieri më i mirë në Kosovë, Mursel Memeti, reprezentues i Kosovës, anëtar i KH Besa Famgas, tha se përvoja është në anën e ekipit të tij. 

“Përparësitë e Besës janë përvoja më e madhe e lojtarëve që kemi në klub në ndeshje të rëndësishme sidomos pas humbjes së Kupës së Kosovës jem të mobilizuar për fitore në Mitrovicë”, thotë Memeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

A jemi më komod pasi që fituat finalen e parë?

“Po, është përparësi për ne pasi kemi një fitore dhe hyjmë në lojë me të qetë”, përgjigjet portieri më i mirë në vendin tonë.

Memeti tha se janë komplet dhe beson e shpreson se Besa do të tregojë lojë të madhe ashtu siç i ka hije një ekipit më të organizuar dhe kampionit në fuqi.

“Jemi komplet. Edhe ne si në çdo ndeshje hyjmë për fitore, kështu që edhe nesër shpresoj të shpallem kampion”, ka përfunduar Memeti.

Besa famgas është 18 herë kampion i Kosovës apo nesër synon titullin e dhjetë rresht, Trepça deri me tash dy herë e ka fituar titullin pas pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish Jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat