Tri ndeshje të rëndësishme në Prishtinë

Hendboll

Tri ndeshje të rëndësishme në Prishtinë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 16:22
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën luhen tri ndeshje të rëndësishme në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Fillimisht prej orës 16:00 takohen juniorët e Prishtinës dhe Trepçës.

Për shkak të rezultateve 34:33 dhe 33:34 mes këtyre dy skuadrave, sipas propozicioneve të garave për grupmoshat e reja, luhet ndeshja e tretë për të përcaktuar pozitën e parë në grup.

Ndërkohë prej orës 18:00 dhe orës 20:00 janë dy ndeshjet e barazhit për vendin në Superligë.

Në fakt ndeshjet është dashur të luhen të shtunën në Shtime, por për çështje teknike janë shtyrë për të mërkurën.

Nga ora 18:00 takohen hendbollistet e Vëllaznimit dhe ato të KEK-ut. Vëllaznimi u rendit i shtati në Superligë, ndërsa KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë.

Skuadra që shënon fitore, paraqitet në Superligë në edicionin e ardhshëm garues. Nga Liga e Parë në Superligë ka kaluar tashmë Ulpiana.

Prej orës 20:00 është takimi i barazhit te hendbollistët: Vëllaznimi – Samadrexha. Vëllaznimi i Gjakovës ishte i shtati në Superligë, ndërsa Samadrexha e dyta në Ligën e Parë. Prej Ligës së Parë në Superligë tashmë ka kaluar Drita e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat