Vëllaznimi vazhdon në Superligë

Hendboll

Vëllaznimi vazhdon në Superligë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:38
Vëllaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës vazhdon të jetë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në Prishtinë, Vëllaznimi e mposhti Samadrexhën në ndeshjen e plejautit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 33:27 në të mirë të skuadrës gjakovare.

Samadrexha kështu mbetet në Ligën e Parë.

Samadrexha nisi ndeshjen me 3:0 e më pas Vëllaznimi kaloi para 9:5.

Më pas skuadra gjakovare ka mbajtur epërsi prej disa golash.

Samadrexha u afrua në 18:16 në minutën e 34-t, por Vëllaznimi u shkëput sërish në 21:17.

Dhe pastaj kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Arbër Neziri i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa shtatë i kishte Florian Rexha.

Anton Maloku shënoi tetë gola për Samadrexhën, ndërsa gjashtë i shtoi Bledon Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat