Sherifi - një trajner i ri që po hesht të gjithë, në finale me Prishtinën

Hendboll

Sherifi - një trajner i ri që po hesht të gjithë, në finale me Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 3 qershor 2023 Në ora: 21:27
Berat Sherifi

Po vjen një trajner i ri që po dëshmohet me rezultate në kategorinë e juniorëve.

Është Berat Sherifi, kryetrajner i klubit të hendbollit Prishtina, një djalë që punon pareshtur dhe si fryt i punës së tij, po heq qafesh një nga njëri rivalët duke arritur në finale të “final4” të ligës së juniorëve.

Është interesant me Sherifin se ka mposhtur dy ekipe që patën në pankinë trajnerë me përvojë, si Trepçën e Taib  Kabashit (ish selektor) dhe sot edhe Vëllaznimin e Uran Luzhës.

Image

KH Prishtina e juniorëve

Sherifi po tregon se është i lindur për trajner dhe rezultatet janë fakti më i mirë.

Presidenti i klubit Edi Kolgeci prej se është kryetar në këtë kolektiv, ka bërë veprimin më shembullor, me emërimin e Sherifit trajner. 

Ky besim që iu dha Sherifit po i shpërblehet edhe Edi Kolgecit sepse po e “siguron” një trajner për të ardhmen e klubit kryeqytetas.

Edi Kolgeci kësaj radhe nuk gaboi me emërimin e trajnerit.

Prishtina në finale do të takohet me Besa Famgas, e cila do të luhet në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat