Vëllaznimi mposht Trepçën në ndeshjen për vendin e tretë

Hendboll

Vëllaznimi mposht Trepçën në ndeshjen për vendin e tretë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 22:21
Pamje nga ndeshja

Vëllaznimi ka përfunduar në vendin e tretë në ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll.

Të dielën në Prishtinë, Vëllaznimi në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Trepçën me rezultat 27:25.

Vëllaznimi e Trepça të shtunën pësuan në gjysmëfinale të Final4 dhe të dielën luajtën për pozitën e tretë.

Mitrovicasit në pjesën e parë ishin shpesh në epërsi, ndërsa gjakovarët vetëm kanë barazuar.

Në pjesën e dytë Vëllaznimi u shkëput deri në katër gola, 17:13, por Trepça megjithatë u kthye. Barazoi në 19:19 e më pas doli para 20:19.

Por sërish Vëllaznimi kaloi në avantazh. Deri në fund u luajt ndeshje e fortë, kurse und festuan lojtarët e Vëllaznimit.

Labinot Kërleshi i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, derisa gjashtë i kishte Luigj Kolaj. Getoar Hajzeri i shënoi 11 gola për Trepçën, kurse Eris Beqiri i kishte katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat