KH Kastrioti sqaron opinionin: Ky është vendimi ynë

Hendboll

KH Kastrioti sqaron opinionin: Ky është vendimi ynë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 qershor 2023 Në ora: 13:30
Pamje nga një ndeshje

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) ka sqaruar opinionin në lidhje se si do të veprojnë në vazhdimësi.

Drejtuesit e klubit thonë se do të ketë një riorganizim dhe do t’i japin mundësinë me kontribuar secilit profesionist dhe po ashtu do të vazhdojnë me mbështetjen financiare.

Çfarë thuhet në sqarimin e klubit më të madh në Kosovë? 

“KH Kastrioti përmes kësaj deklarate njoftojmë të gjithë hendbolldashësit se si kryesi kemi marrë klubin që brenda mundësive dhe kapaciteteve tona ta ndihmojmë dhe në momentin që e kemi marrë klubin gjendja e tij ka qenë para rasformimit të tij.

Përkundër përpjekjeve të kryesisë të cilët gjithë angazhimin e kanë bërë mbi baza krejtësisht vullnetare sepse klubi nuk është privatizuar, fatkeqësisht nuk janë arritur objektivat e dëshiruara. 

Pengesat kanë qenë nga më të ndryshmet pa e anashkaluar edhe faktin se hendbolli si sport në Kosovë 3 vitet e fundit ka pësuar zhvillim të jashtëzakonshëm tek të gjitha klubet dhe nuk mundë të krahasohet konkurrenca me vitet e mëhershme”, ka sqaruar opinionin KH Kastrioti.

Drejtuesit e klubit të Kastriotit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të ndihmojnë klubin dhe dyert i kanë të hapur të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e këtij kolektivi.

“Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë klubin financiarisht si sponzorë pavarësisht kush do të jetë në kryesi të klubit.

Nuk kemi komplekse për pozita në klub e rëndësishme është të zhvillohet klubi dhe e mirëpresim interesimin e çdokujt që është i gatshëm për të marrë përgjegjësi”, thuhet më tej në sqarimin e klubit.

Në javën e tretë të qershorit do të mbahet një mbledhje e rëndësishme e klubit.

“Rreth datës 18 qershor do të mbajmë mbledhje të kryesisë, do të kemi takime edhe me lojtarë dhe me profesionistë dhe do ti marrim vendimet të cilat do t’i publikojmë.

Gjithsesi nuk do të mungoj angazhimi ynë dhe po ashtu mirëpresim të gjithë ata profesionistë që janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Krejt me qëllimin më të mirë për klubin”, përfundon sqarimi i klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat